Apartament per qira 1 + 1 ne delijorgj

€600/mujore €9/m² Tiranë

Lloji
Apartament
Dhoma gjumi
1
Banjo
1
Sipërfaqja
68 m²
Kati
5

Përshkrimi

Ofrohet për qira apartament 1+1 i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, ngjitur me Kompleksin Delijorgji dhe pas Hotel Hilton Garden Inn. Zona karakterizohet nga akses i menjëhershëm me rrugët kryesore të qytetit, afërsi me institucione, biznese, supermarkete, bare, restorante dhe çdo shërbim të nevojshëm për një jetesë komode.

Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor. Organizimi i brendshëm përfshin sallon ndenjeje të integruar me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi të bollshme, tualet me dritare (ndriçim dhe ajrosje natyrale), si dhe orientim Jug-Perëndim që garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Prona ofrohet e mobiluar dhe e gatshme për banim, e përshtatshme për individë ose çifte që kërkojnë standard, komoditet dhe lokacion strategjik.

Çmimi i qirasë: 600 Euro / muaj

Për më tepër informacion ose për organizimin e një vizite në pronë:

Tel +355 67 235 1556

Vendndodhja

Të ngjashme